August 2, 2024

E pashë sonte Dritëroin në ëndërr! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E PASHË SONTE DRITËROIN NË ËNDËRR!
Poezi nga vëllimi poetik :”Për ty jetoj”!

E pashë Dritëroin miq,e pashë në një ëndërr të bukur, sonte.
Me vete e kishte trastën e leshtë me dheun e Devollit,ndën gunë.
Më erdhi tek shtëpia ime,pak orë para se dita e re të agonte.
Jashtë binte shi i dëndur,era frynte si e marrë, me furtunë !

Flokët e bardhë borë,mbi supe,era ja rrëmbente
Sytë dhe ballin e gjërë plot rrudha,i kishte ai të menduar.
Një melodi të vjetër Korçare,nën buzë,lehtazi fyshkëllente.
Çohu djalë më tha,poeti dhe natën,duhet të jetë sy zgjuar!

U çova nga gjumi me vërtik, poetin e madh,me mall e përqafova.
“Mirë se erdhe poet i thashë,për ty portat kudo, hapur qëndrojnë”!
Me fjalë Çamiko i fola,në gjuhën tënë të bukur Çame ,e urova.
Ju dhe poezitë e tua i madhi Dritëro,sa të jetë jeta ,do të rrojnë!

Ime shoqe e shtroi tryezën në çast,e me byrek Çamërie na gostiti,
Bashkë me ne ,në tavolinën e shtruar, ishte dhe i thjeshti im atë!
Me lot në sy,buzëdridhur,për poetin shëndetin e ngriti.
Oh,Zot i madh mendoja,kurrë të mos mbaronte, kjo natë.!

Nëse do bëhesh poet,mos harro kurrë biri im
baltën e Çamërisë!
Unë baltën e Devollit,e mora në trastë,edhe në tjetrën jetë!
Është balta e jonë ,nuk ka më të ëmbël se balta e Shqipërisë.
Kur vargu yt të bjer erë baltë,atëherë do bëhesh
poet i vërtetë!

Hapa sytë,isha në ëndërr,në tavolinë, s’ishte as Dritëroi,as im atë.
Në tjetrën jetë,shpirtërat e tyre na flasin,përherë
na ndrijnë.
Erdhën të dy tek shtëpia sonte,me shi,e furtunë
nëpër natë.
Më uruan për librin tim,e më të bukur ma bënë vargun,poezinë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com