August 10, 2024

Kosovë e përgjakur – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOSOVË E PËRGJAKUR

Kosovë e përgjakur ndër shekuj
Kosovë popullatë të përndjekur,
Djegur e shkatrruar deri n’themel
Mbi ty shumë herë zjarr e tmerr.

Barbaria në Ty shfrenuar
E vrarë e prerë e masakruar,
Shqipes hapsirën ia mbuloi
Nga re të zeza mos fluturoi.

Mbi ty u lëshua çdo egërsirë
Ishe për ta gjahu më i mire,
Në ty dhëmbët i zgërdhinë
Me gjak tëndin s’u nginë.

Ende me dhëmbë të mprehur
Prap të mpirë e të dehur,
Dëshirojnë edhe një skaj
Ndoshta do ngopen pastaj.

Shqipja e shtrydhur dhe ndrydhur
Fluturon përsëri e lirë
Do fluturoj e lirë për jetë e mot
Se këtij trolli i dalim zot!

28.06.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com