August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” ME FAL ”
——————————————-
*
Sikur per pak ç’aste , do desha te te shoh
Diku te vetmuar , te ulur si dhe une ,
Pendimi ne heshtje, veç per ate kohe
Do filloj te flase , e do te thote aq shume !
*
Me vete do thuash : – Eh, ajo kohe e vjeter
Se ç’do mendosh me pas , ah sikur ta di ,
Ndoshta si dhe une , ate jeten t’jeter
Do ta kujtosh prap , me shume nostalgji !
*
Do te psheretish thelle , do i marresh me radhe
Veç ne perjetime , do rendesh me pas ,
E do te ndjesh dhimbje , do te kesh aq mall
Sa vete ai mall , mes dhimbjesh do te flas !
*
Bashke me ato kujtime , perseri do vish
Dhe une si nga here , do te pres ketu ,
E kur bashke te jemi , si dikur serisht
Ti do te me thuash : – Ah, sa mire keshtu !
*
Pa me thene ti , e di qe t’ kane munguar
Puthjet,perqafimet, qe s’munda s’ti dhash dot ,
Ne sy do te me shohesh , fort e permalluar
Me pas do te me lutesh : – i dua , mi jep sot !
*
E si atehere e dashur , do mbytesh n’pergjerim
E zene ne faj do qash , ne ç’ast do perpelitesh,
Koken do te vesh , siç beje ne gjoksin tim
Ne ngasherim lotesh , me fal ,do peshperitesh!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com