Nënë e bir (Pjesa e fundit) – Zoica Gjolla Popi
Poezi
( Marrë nga libri “ E Larë Me Yjet)”
Pjesa e fundit
Nënë e bir
O ç’mu prenë këta gjunjë
jam e lodhur e dërrmuar,
çirru natë e bëhu plumb
djalin ma lërë pa u zgjuar.
Jam e re për t’u larguar
unë akoma kam një nënë
thinje zbardhur rrudhë thellë
do të kripë një det të tërë.
Qesh more diell, mos lësho lot hëne
asgjë s’ka perënduar
dhimbje copë u bëfsh
je e rëndë për tu jetuar.
Mora forcë e u ktheva
nuk e di bir ç’të të them
zemra ime e trishtuar
shpirtin e thyer s’po e gjen.
Morëm frymë njëkohësisht
të dy me shpirt të lehtësuar,
zbritmë mos më mbaj në krahë
në marramendje rrotulluar.
O ninullë e padëgjuar,
i zgjove yjet një nga një,
nënë moj e shenjta ime
përherë me ty jam, mos më lërë!
Zoica Gjolla Popi
Angli