August 3, 2024

Përfytyroj, njerëz të mëdhenjë… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRFYTYROJ,NJERËZ TË MËDHENJË…

Diku i kam hasur,këta njerëz,jo të zakonshëm,
i kam parë këto fëtyra,madhështore të paharuar,
jam takuar,si vizitor,me këto njerëz mendimtar,
me historitë e tyre,që unë në jetë i kam lexuar.

Mes tyre dhe me ato,që veprat ,botës i kanë dhënë,
nga bota janë nderuar, e nderohen për madhështinë ,
jam takuar,edhe me më të madhin mik shilerin,
botën entusiazmoi,përjetë me veprat që promovoi.

Edhe pse janë nga vende të ndryshme të botës ata,
shkëlqimi i tyre,në këtë botë i bashkoi si yje vepra,
kujtoni veprat e tyre ,vandak me suksese të ndritura,
përfytyroj aq ,sa i njoh,e i kam studiuar ,ato në letra.

Ato tani janë të bronxët, po flasin shumë më tepër,
se muzika drama,poezia,shkenca e tyre janë vepër,
i kam parë në filma,ndërsa ato mua nuk më njohin ,
unë i përfytyroj ato,për ta shkruaj,si për madhështorin.

Kush e kupton madhështinë,e këtyre mendjendriturve,
më beson ,në këto që shkruaj,i kam merak veprat e tyre
se njerëzimit i kanë dhënë,aq visare e vlera shpirtërore,
ndaj janë kthyer ,në yje të paharuara në altaret botërore.

I kam parë,këto njerëz të mëdhenjë me të ndritura vepra,
kanë skalitur,madhështinë vigane, në të mirë të njerëzve,
nëpër vendet e tyre,kam vizituar, dhe si miq i kam takuar,
pishman nuk jam bërë,nga ato jam edukuar e frymëzuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com