August 10, 2024

Përse, vallë..!? – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Përse, vallë..!?

Një zjarr përcëllues përshkon tërë qenien, e pa faj !
As shkëmbi prej graniti, s’do i rrezistonte dot,
Flakë e verdhë djeg një nga një gjithë indet e saj…
Kush tha se:“ Fjala e ëmbël shkrinë dhe gurin”, paska folur kot !?

Dy gjëra, që moti, përballë kanë qëndruar…
E kurrë në mes veti, s’u pajtuan n’këtë jetë !
E drejta dhe e padrejta përherë janë fërkuar,
Po, pajtim nuk gjetën, as kanë për të gjetë !

E drejta, mërzitet për punët në terezi,
T’i vë e mos të prishen, se thotë, është mëkat !
Padrejtësia i tundë e shkatërron si është më zi…
E s’mërzitet fare, thotë : – Unë e kam zanat..!!

Në dert bie drejtësia…
Zot,thotë: – Si t’ia bëj këtij halli ?!
Lutet dhe falet…po s’e dëgjon as Perëndia !
Se me padrejtësinë, dirigjon vetë djalli !

O Botë e mallkuar…rënduar nga
mëkatet !
Vë gishtin në kokë…mos merr njeri në qafë, se do vij një ditë !
Drejtësia ecë ngadalë po, ashtu drejton fatet…
Padrejtësia merrë hakun, andej nga s’e ka pritë !

Musa Dushica,
28 Qershor,20.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com