August 3, 2024

UÇK – Emblemë lirie – Violeta Kadriu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UÇK – EMBLEMË LIRIE

KUR HORDHITË SLLAVE GLLABËRUAN DIELLIN
NË TONIN ATDHE,
KUR NUK KURSYEN MOSHË, GJINI, STATUS
E NUK NJIHNIN DINË, SEKT E AS FE,
KUR NË BARK TË NËNAVE TË REJA
FOSHNJAT KOSOVARE MASAKRONIN,
KUR MË SY ÇAKËRDISUR PËR GJAK
VETËM EMËR /SHQIPTAR/ KËRKONIN,
DOLI NJË FUQI SHPIRTLUANI
ME MADHËSHTI SHQIPONJE FLAMURI
DUAR, ZEMËR, SHPIRT BESATUAN
MBI NJË EMBLEMË, DALUR PREJ ÇDO ZEMRE ME FUQI QELIKU E GURI!

DOLI KJO FUQI BAROTI, KOSOVË
TY QË TA MBROJTI PRAGUN,
ÇLIRIMTARJA JONË E KUQE
QË PËR TY DERDHI GJAKUN.
BILBILAVE TU UA THEU KAFAZET
KU ME DEKADA, ME DHEMBJE CICËRUAN ËR VERËN,
NUK DESHTI T’IA DIJË AS PËR ACARET E DIMËRAVE
GJERËSA NË KËTO TROJE NA SOLLI PRANVERËN!

QLIRIMTARJA JONË E SHTRENJTE, KOSOVË
TA KTHEU TE TË PARËVE LAVDI,
NA KTHEU GUFIMET NË ZEMRA KOSOVË
QË NA I BËNË SHKRUMB E HI,
UA KTHEU GURGULLIMËN
E SHKUMBËZIMIN LLAPIT E DRINIT,
NË MES ACARESH I SOLLI BLERIMIN
GOLLAKUT, DRENICËS, DUKAGJINIT…

ÇLIRIMTARËT TANË NËN KËTË EMBLEMË AGJËRUAN
NDËR TYM BAROTI, PA QENË RAMAZAN,
TY KOSOVË ME TË MADHERISHMIN ZOT TË KRAHASUAN
NDËR BEDENA PËR PASHKË E BAJRAM,
AMANET E MARTIRIZIM I TYRE
TA LA GJIRIN, KOSOVË ME TRIMA PLOT
QË NUK SHKELIN KËTË EMBLEMË LIRIE
SIMBOL QËNDRESE PËR JETË E MOT.

ÇFARË MENDON SOT, MOJ OGURZEZË
SERBI KATILE, AGRESORE
APO ËNDËRRON QË PRAPË
NË KOSOVË TË SHTRISH TUAT TABORRE
ME RRJETË TË GJAKOSUR PO MUNDOHESH
PESHQË TË MËDHENJË TI SOT ME NXANË
POR GËNJEN VETEN NËSE MENDON
SE KEMI ÇLIRIMTARË TË PAFAJSHËM TY ME TË DHANË!

Violeta Kadriu, 26/6/2020, Podujevë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com