Fëmijë të trishtuar – Xheladin Halili
FËMIJË TË TRISHTUAR
Përsëri po e ngrysin qiellin
Pikëllim i thellë tokën mbulon
Ç’pamje trishtuese sytë shohin
As goja fjalët nuk i nxori dot
Kujto nënqiellin e tokës sonë
Kur dorë vrastare e shpirtzi
S’kursenin as fëmijët e njomë
Ç’armik kishim e ç’llahtari
Në tokën e vet po i vrasin
Nga vatra e vet i përzunë
Më shpëto fëmijën o Zot
Trishtim në tokë trishtim në ujë
Po ç’sy mundet pa nxjerrë lotin
Po ç’buzë rrinë pa u dridhë
Cila zemër bëhet gurë e s’qanë
Veç e atyre që s’njohin njerëzinë
A s’u mjaftoi tmerri i bombave
A pak njerëz i lanë në skëterrë
Tufë e shpëtuar sot doli në brigje
A s’ju vjen gjynah o ju të mjerë
(Kushtuar refugjatëve, që vende-vende nuk trajtohen si njerëz!)
– Xheladin Halili
Viti, më 05.03.2020