Natën vonë – Gerti Ahmeti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Natën vonë
Kur zgjohem natën vonë,
gjysëm shtrirë në shtrat qëndroj,
vec unë e heshtja aty në dhomë,
e kështu unë të mendoj!
Je kujtim në sytë e mi,
dhe buzëqeshja ndonjëherë,
dhe pse pranë s’më je ti,
unë më pranë të ndjej përherë!
Ndonjëherë je dhe lot,
ndonjëherë je dhe kështu,
prapseprapë s’t’urrej dot,
n’zemrën time je bërë tatu!
Natë vonë kur zgjohem unë,
ndonjëherë agon dhe zgjuar,
dhe mungesën e ndjej më shumë,
e kaloj disi, duke shkruar!
Disi kështu kaloj natën unë,
ndonjëherë, duke menduar vec për ty,
në një fletë a varg, të dua shumë
e lë shkruar në bllokun tim aty!
Gerti Ahmeti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com