August 10, 2024

Nëna, promotor i dashurisë – Florë Halimi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nëna, promotor i dashurisë

Hej ti hyjni e shpirtit tim
Përqafimi yt ma ndriçon çdo rrugëtim
Urimet e tua më mbrojnë nga çdo fatkeqësi
Në sytë e tu të pafajshëm shoh vetëm mirësi

Një natë pa ty më duket sa një vit
Sa mall përvëlues thith embrioni im
Kur nuk strukem nën ledhatimin tënd
Ti lule që më freskon, edhe kur
të kam pranë më mungon

Si hënë më ndjek pas
Lutja jote më mbron prej larg
Urrej veten pse s’di të të dua
aq sa më do ti mua

Hej ti promotori i dashurisë
Krahët e tu janë streha më e sigurt
Në prehërin tënd ndjehem përherë fëmijë
Vetëm ti dinë të më lumturosh si asnjeri

Hej ti hyjni, a ma falë veç edhe sot
që s’po di dy fjalë t’i lidh për tënden madhështi!

Florë Halimi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com