August 10, 2024

Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet – Lumturije Sulejman Drenica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet

Përse moj verë e gjorë paske rënë mërëzi.?
Pa dallëndyshe e bilbila mbete këtë herë ti,
Kurr nga rret e zeza qielli s’tu pastru,
Po qanë e derdh lotë ,ditë e natë pa pushu.

Qan kulla për të zot, e djepi foshnja kërkon,
Qanë ara për bujkunë,e plugu për ugarë,
Bjeshka nga mërzia lulet si mbanë dot,
Burimet nga dhimbja ujinë e shteruan.

O atdhe i dashur , gjak i zemrës time,
Përse buzëqeshja në buz t’ju ka ngrirë.?
Tufa -tufa zogjtë shtegtojnë pa mbarim.
E kur vijnë në atdhe rrijnë si mysafirë.

Dhe pse trupi bredh nëpër botë lënduar,
Se ku i kanë rrënjët e tyre kur si kanë harruar,
Edhe përse i çelin lulet n’dhena t’huaj ,
Me dashurin për atdhe va ujisin rrënjët

Shtegtuan për ma mirë,për pak dritë në errësirë,
Atje nga ku dielli lind,ëndërruar lumturinë,
Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet,
Janë plagë shumë të rënda e kurr shërim nuk gjejnë!
.”Lumturije.S. Drenica “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com