August 10, 2024

Qendrova ne kembe – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QENDROVA NE KEMBE

Ja vesha si kemishe te hekurt,
pasionet e mija kesaj jete,
te mos perkulesha para saj kurre,
sido qe te vinte, me lule apo helme.

Me beton-arme, i vesha kembet,
qe te ecja drejt dhe ne siklet,
graviteti nganjehere, me perkuli,
por koken e mbajta lart, perhere.

Fillimisht trillet s’ja dija, nuk ja njihja,
befasohesha, pyesja vehten, perse,
me dhimbte ne shpirt, kur rrezohesha,
edhe pse fort, ringrihesha perseri.

Nuk devijova, ne rrugen e shkurter,
s’u mora me fjale, nuk me pelqente,
qendrova e patundur, vazhdova te ece,
me besimin e celikte ne vetvehte.

Per rreth e ngado, kisha shoqe e shoke,
disa te vertete dhe te tjere ziliqare,
nder dhembe mbajta gjuhen, te mos thote,
edhe kur kishte material, shume fjale.

Me lodhi kjo jete,luftova shume,
por lotin e nxora, vec para pasqyres,
nderkohe qe cdo renie me bente te forte,
nota pentagrami i vendosa fytyres.

Dhe eca perpara, eca kryelarte,
doren asnjehere, kurre, nuk e zgjata,
qendrova ne kembe, me shikimin drejt,
tashme jam ne pension, por fle e qete.

Tirane 29 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com