Flamur, o flamur – Izet Limani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Flamur, o flamur,
me shtizë të mpreft në çdo gurë,
në çdo kënd e në çdo skaj
me dorë të mbajmë përmbi kokë
me zemër të ruajmë nga çdo furtunë
për ty qajmë për ty këndojë,
me ty ngjallemi kur luftojmë.
Ti, na bënë të fortë, na trimëron
krenar kur botës me ngulm i themi:
Kush ka flamur më të bukur se ne
që nga Mesdheu gjerë n`Pirine.
Kush ka flamur më të vjetër se ne
nga kur Zoti fali këtë dhe.
Cili është atëdheu që duhet më shumë
pos i shqiponjës me çerdhën e artë
rrinë i çëndisur nga dora e vet
për mos ta mposhtë as krrajl as mbret.
Izet Limani – Shpendi
Tërrnoc i Madh, 16. 04. 2017 – 23 :57h
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com