August 10, 2024

Rudina e malit tim krijoshi – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

RUDINA E MALIT TIM
KRIJOSHI……

Ah,sështë çudi,more zotëri tek mali se ç’shef,
fusha të pjerta mbuluar,me aroma lulesh ,sedef,
janë livadhe rudinore,të bukura e të gjelbëruara,
e ku tjetër në natyrë,se sa tek mali im të gjetura.

Nga lulet plotë jetë,gojët e kafshëve shkumbojnë,
gjithëfarë lulesh,e bimësh,që ata konsumojnë,
shtrihet mendimi,aratiset ndër fusha e çobenjë,
se mos blegëtoria, pas barit dalldisen e shtegtojnë.

Veç të shohësh rudinat e malit tim ,të lartin krijoshi,
ku natyra e ka stolisur malin ,qendisur si me porosi,
tek -tuk,në tumba sheh ahishte si ajër për mbarësi,
këtu nuk sëmuren kafshët,po ngordhin nga marazi.

Këtu të vdekurit ,bëhen të gjallë lodrojnë dhe gëzojnë,
të gjallët ,gjallojnë nga bagëtitë e bukuritë shpresojnë,
që delet,lopë ,kuaj,e qëngjat manare që mërzejnë,
bukurinë,begatinë,freskinë e klimën e virgjër përjetojnë.

Po po,këtu mes kësaj rudine, qënia ime fort ëndërron,
trupi im mes aromash dehëse të luleve sikur noton,
më duket vetja ime,sikur jam e jetoj në një planet magjik ,
jo vetëm si merra për blegtorinë,por dhe si vend strategjik.

Në maj mali,nuk e dallon dot ,kur dita agon e perendon,
fëtyra engjejsh,dhe zërra zanash,rudinat ëmbël gjallonë,
plot melodi fyejsh,apo piskama e cicërima zogjsh dëgjon.
bukuria,aroma e gjakut të luleve,në këtë malë përjeton.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com