August 9, 2024

Eshtrat e shpirterave! – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ESHTRAT E SHPIRTERAVE !

Pse erdhëm jo , nga , mirë e dimë
Nuk zhbëhet dot , as e mohojmë
Besojmë në rrethrrotullimin e jetës
Fillimin njohim, fundin se dallojmë

Në rrethrrotullim , pjesë edhe dhimbja
Shkrehemi në lot , që humbin dashuritë
Ndarja , e njëjtëvlefshme me dhimbjen
Tek qenienjerëzishmit , kur japin shpirt

Ndjenjat të dhembin derideri në eshtra
Çdo shpirt i ndjeu , atëherë kur i humbi
Mbase beson në skeletin e dashurisë
Kur shpirti , arratiset tërësisht nga trupi

Dashuria , brumi dybotësh jetë e shpirt
Fitohet me ndjenja , s’ka vlerë ta blesh
Përgjigje nga mbretëria e eshtrave të shpirtit
Të kërkosh të rrëfehen , asnjë s’do të gjesh !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com