Kalatë e atdheut tim, si fortesa kujtese… – Zeqir Hysa
KALATË E ATDHEUT TIM,
SI FORTESA KUJTESE…..
Pash,tek kalaja e Lezhes, që kishte plasaritje guri,
bimë e lëmyshqe,të dala mes cepave tek muri,
nuk di njeriu pa mend,se çka rruhet aty brenda,
se aty jeton Skenderbeu, po,po brenda si legjenda.
Bën pak zhurmë kalaja,nga njerëzit,dhe nga koha,
të papërfillshëm,si grumbuj duken shpirtrat në kala,
ja bash këtu është ngjizur,gjaku i besës shqiptare,
Konta,e prijësa,fitimtarë të luftrave legjendare.
Këtu është bash toka,ku vari i tij kumbon akoma,
këtu nga qielli,sikur bien porositë për ne ,si dogma,
këlyshët oligarkë të kohës,gllabrojnë çdo cep si llokma,
nuk dinë,që bujtinarët të ngujuar, bërtasin nga brenda.
Këtu maja e shpatës,pikon gjak kastrioti për atdhe,
këtu pa folur pika e gjakut,flet historia për mëmëdhe,
flakë i dha Anadollit e evropës, trimi me emrin Skenderbe,
,bashkoi troje ,princa,kuvendoi me shpatë fitoi ndër kombe.
Ai ishte,e ngelet,ndër shekuj i bashkimit të princave besnik,
luftëtar mitik,që me trimërinë e tij dridhte vezirët në venedik,
dije,se vdekja i ka rrënjët të thella, oh,çfuqi e stërmadhe,
varre masive si kujtesë,për të mbrojtur të shenjtin atdhe.
Në murosjen e kalasë në shkodër,nëna i jep fëmijës gji,
nuk ndërtohej kalaja,pa vaditur themelet me gjakun magji,
ti mirëmbajmë ato ,na vrau hasmi, po na bëri të pavdekshëm.
trimëria në deje,gërryen gurin,kur se harron heroin e moçëm