Ky zëri yt…! – Sulbie Shehu
KY ZËRI YT..!
Zërin tënd,në miliona njerëz e dalloj
Zërin tënd e ndjej në kilometra larg.
Atë zë e dua ,zërin tënd e dashuroj .
Zërin tënd e kam futur, në varg!
Zëri yt më flet mes dallgësh,në det.
Zërin tënd e dua të gjthin, për vete.
Çdo mëngjes dhe mbrëmje,më flet.
Të dua e nuk rroj dot pa ty, poete!
Zëri yt më pëshpërit,ëmbël tek veshi.
Çdo mëngjes nga gjumi, më zgjon.
Kjo e imja zemër,sa shumë të deshi.
Mes hapësirës planetare ,të kërkon!
Ty dhe zërin tënd,pres të më vini!
Zëri yt,më është futur në kapilarë.
Ejani,në zemrën time,stehëzën kini .
Në zemër,askush ska për tju parë !
Mijëra simfoni,ka në timen zemër.
Si në pistë vallëzimi,me ty lodrojnë.
Në pistën zemër, lodron i yti emër.
Unë dhe zemra,veç ty të dashurojnë !
Punoi Sulbie Shehu .
Tirane //ALBANIA //
2 .7.2020 .
JU PRESHENDES MIQT