Lakim emrash – Ulku Bardh
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LAKIM EMRASH
“Jemi popull i përçudnuar ne“, po thua ti!
E unë them se jemi edhe popull i marrë
Të gjithë pushtuesit na lanë nishane në shtëpi
Si arritën kështu edhe trurin për të na e larë?
S’ka më keq sesa kur humbesh në oborrin tënd
Nis e lakon emra të huaj vend e pa vend..!
Fillon e përdor sende si të blera në një ankand
Koka është mpirë, vallë a kanë mbetur mend?
Emra e gjithçka tënden me peshë historike
I ke lënë të mbyllura nëpër sirtare harrese
Një termit nga brenda po ta ha tënden karrige
Druhem se, shpejt do të fshihen edhe prej kujtese!
© Ulku Bardh
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com