Nga kthetrat tua deha dhimbjen time – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Nga kthetrat tua deha dhimbjen time
Ti i pangopuri im dal nga një përrallë
E sa herë netët përkundën hijen time të
zhuritur
Ti me brishtësi malli më rrëmbeje .Nën duart tua si copësazh pasqyrash theheshin çepenët e shpirtit tim nën muzgun enigmatik.E kur era shuante vrullshëm dritën e neonëve parqeve t’harruara t’kujtimeve!
Unë e pavdekshmja jote e përunjur
ndizja qirinjët e altarëve qiellor!
Me buzëqeshjen time të ngurtë,
buzëhënës ngrita tempullinë e kështjellës sonë prej kristali!
Aty i dhamë frymë yjeve tanë qiellor
mbush nektar me ekstazën e puthjeve tona!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com