Vizite mikut tim – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VIZITË MIKUT TIM
Sa shpejt edhe koha kalon
U bënë muaj mikun pa e parë
Edhe pse afër meje jeton
Hallet e brengat na kanë ndarë.
Mora rrugën për t’i bërë një vizitë
Nga gëzimi na u mbushën sytë me lot
Eh… si erdhi sot kjo ditë
Dhe të gjallë s’u bëmë tok.
U kënaqëm e qeshëm me lot
Nën shkëlqimin e yjeve plot vezullime
Ah,të mblidheshim mijëra herë si sot
Dhe të zgjonim kujtime.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com