August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi

Elegji….

( të kujtohemi,që duhet të tregojmë akoma durim e kujdes,në këtë pandemi mbarënjerëzore!)

Pranverë plagërënduar
s’erdhe si ngaherë
nga gonxhet sapoçelur
petalet bien perdhe.

Prej vesëlotit
gjethet u lëshuan
trëndafilat ulën kokën
sikur u turpëruan.

Ah… jetët e prera
në mushkëritë plagë
frymëmarrje e thellë
shpirtin don ta marrë.

Ti virus makabër
nga na erdhe vallë
dreqi qe s’të mori
në djall vafsh,or djall.

Bota ethefortat
i ndjeu e gjitha njëherë
kujën thirrën bijtë
nënë…. baba ku na le!

Shuplakëskuqura nënat
thinjur në një ditë
ngujuar mbetë njerëzia
sa duhet me prit?

Hej ….virus i marrë
si prush i djegur hiri
në lutje shpirtërash
flakëron qiriri.

Ti demon i frikshëm
që shpërndan llahtar
gri e bëre botën
të vdekur e të gjallë

I nxirë në histori
ashtu do te mbetesh
një koronë e thyer
as ne dhe s’do tretesh.

Pranverë plagëhapur
ngjyrat nuk do zbehen
a do kesh aq lule
kurorë për tu mbledhur?

Eja si Zonjë e rëndë
mos qajë nepër varre
në zë kukuvajkat
pas mesnate ndalen.

Pranverë plagëmbyllur
do vish si perhere
dehur me aromë lulesh
e qeshur qofsh përherë.

Zoica Gjolla Popi
Albania
Angli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com