August 5, 2024

Eshtë urim nga një mik – Neil Ruçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ËSHTË URIM NGA NJË MIK

Gëzuar festën e pavarësis!
Është urim nga një mik ,
Jam unë biri Shqipëris,
Me plot njerëz në Amerik.

Në çdo vit këtu vinë,
Për një jetë më të mirë,
Të re e bëjn shtëpinë,
Me vullnet edhe dëshirë.

Është e hershme kjo tradit,
Ndaj mirënjohje ke gjithmon,
Dhe pastaj vjen një dit,
Kthehesh atje ku jeta fillon.

Eh! moj Amerikë e madhe,
Sytë bota i mban tek ty,
Shqetësimet me të i ndave,
Si përpara dhe tani.

Terrorizmi bën kërdinë,
Mbi njerëzimin që s’ka faj,
Thua, e besojnë perëndinë!
Apo politika fshihet pas saj.

Ka shumë politikanë,
Që sytë u janë errësuar,
Mohojn nënën dhe babanë,
Vetvehten e kan demaskuar.

Pas urimit vargje thurra,
Se kështu është realiteti,
Sot kohët kërkojnë burra,
Se ndryshe s’forcohet shteti.

Më vjen keq për vëndin tim,
Që vazhdon vuan përsëri,
Dhe pse ka një përmirësim,
T’ja kthejm nderin krenari.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com