Kopshti i shpirtit – Lumni Nimani
Kopshti i shpirtit
Akoma po kërkon atë që tinëzisht iku.
Në mbrëmjen e asaj nate në mugëtirë
Duke i lënë dhe portën e shpirtit hapur.
Në mos po të kthehet sërish me pahirë.
Në vend të mallkimit për thyerjezemre.
Ende po ja ruan të freskët atë dashuri,
që pabesisht keq atë mbrëmje ta përbuzi.
Ja ujitë me hoje shpirti me plot ëmbëlsi.
Në kopsht t’shpirtit tim të pata mbjellë.
Në fillim të kësaj pranvere o vasha ime.
Më afsh dashurie të kam mbështjellë.
Qeshu, gëzohu, mos më rri n’psherëtime!
Se zemërthyerit nuk i do as vet Zoti.
Mallkuar qofshin ata për jetë e mote!
Mos shiko prapa me ata sy të bukur,
por kthehu këndej shiko kah zemra jote!
Lumni Nimani
02. 07. 2020