Mur i pakapërcyeshëm – Seti Pezaku Vladi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MUR I PAKAPËRCYESHËM
Vij nga muza para Krishtit,
Edhe pas Tij.
Sa desha të kapërceja
Atë mur fantazmash
Për të arritur tek ti!
Ai na ndau përherë më dysh.
Nuk e dija se ç’kishte
Përtej arsyes sime orbitë eliptike!
Më pas kuptova,
Ah, je ti
Mur i pakapërcyshëm gjer në gjak!
U thye ëndrra brenda ëndrrë!
E strehova
Në bromurin e rrezes së diellit.
Përgjoja trokun e çuditshëm
Të një zogu nate
Që pjestonte në mijëra natëza
Natën që endej symbyllazi errësirës.
U ndjeva e mbuluar
Me një det nëndetesh.
Heshtja mi kafshonte gjymtyrët
Që rendnin përtej meje.
@seti pezaku vladi
14/05/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com