August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk dij

Nuk dij ç’halucinacione ishin
Nenën time të bekuar kisha për ballë
Me buzëqeshte me terë qenjen e shpirtit
Dhe me thoshte ,shiqo bija ime unë jamë ende gjallë

Zgjata kokën përmalluar të shiqoja
Loti me pikonte përmallshëm nga syri
Zërin e saj sikur përvajshëm dëgjoja
Oh bija ime ç’dert a hall ke , që gjumë s’të zë syri

E topitur nga pagjumësija e kësaj nate të errët
E humbur në halucinacione të së kaluarës
Zërin më behëj sikur ia dëgjoja nënës sime
Ishte nji endërr që në mua mbjellte përmallime

Ah thash me vehte , sikur të kisha pranë
Të flisja për hallët e kësaj bote që nuk kan të sosur
Të përqafoja me terë afshinë e shpirtit
Kjo jetë moj nenë qenka vetëm nji brengë e përsosur

Ta ndjeja ledhatimin me dorën e bekuar të nenës
Të ma largonte këtë trazim shpitror
Kësaj bote mizore t’ia hedhja pak syrin
Ta shifja makabritetinë që mbanë në mbrendësin e saj

29-06-2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com