O kënga ime e mallit – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
O KËNGA IME E MALLIT
Cilën fjalë të gjej
Çka duhet të të rrëfej
të kuptosh se sa ke vlerë
s’te harrova kurre,asnjëherë!
E retë të hirëta enden qiellit
sa kam mallë ngjyrat e ylberit
as shiu se kthen freskinë që dua
e të buzëqesh,sikur kam harrua…!
Një zog i plagosur cicërimën ndali
u ndal të pushojë nën hije një mali
e dielli edhe sot… dogji e përcëlloi
o kënga ime, s’di si të të këndoj….!?
O këngë e mallit,o zog i plagosur
pse ende vuajtjet s’kanë të sosur
a nuk e prita me mall këtë verë
jo,s’dua të zhgënjehem këtë herë.
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com