August 4, 2024

Përgjysmë – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRGJYSMË

Gjysma ime po niset
Gjysma tjetër po mbetet
Gjysma ime po qeshet
Gjysma tjetër po tretet

Atdhe, të dua edhe si je
Me gjysmën, që më ka mbetur
Me gjysma s’jetohet mbi dhé
Me fatin, që zbehet i tretur

Mbi valë u hodha dikur
Me shpresën, që më mban gjallë
E jeta- e rëndë si gur
Më mbush përplot me mall

Lutem për të mirë, me shpresë…
m’i bëj këta njerëz për të qeshë…
jo si me pahirë,…por me gaz të dëlirë!….përgjysmë. te mos mbes

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com