August 9, 2024

Përjetësisht – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRJETËSISHT

Kohën ndal e ty te mendoj
Gjumi natës nuk me zë
Zerin tënd dua ta dëgjoj
Emrin tënd sahere përmend

Ulem ne shtrat për të fjetur
Sillem pështjellem vërdallë
Gjumi natës më është tretur
T’mendoj ty e pranë stë kam

Kjo bukuri më ka magjepsur
Mendjen mua ma ke marrë
Zemrën timë e ke vjedhur
Me shëron në trup çdo plagë

Pa ty me nuk po duroj
Numëroj ditet e kësaj vere
Një nga nje ditet numroj
Takoj ty sapo t’vijë vjeshta

E të them ca fjalë në vësh
Sa shumë ti me ke munguar
Në zemrën timë veç ti do jesh
Me ty shpirt jam dashuruar

Keto fjale futi thellë ne zemër
Mbajë të kyçur brenda ne dry
Dashuri ska tjeter emër
Përjetësisht bashkë unë dhe ti

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com