Shihemi në pedonale – Myrto Hysaj
Shihemi në PEDONALE
Të gjithë e thonim me zemer!
N’frymëmarrjet e ditës,stinës,vitit.
Bashkonim shpirt te i bukuri emēr,
PEDONALE-përzgjedhja e missit.
Pranë lulishtes te kënd shtëpie.
Merrnim imazh gonxhesh n’lulëzim.
Te pijaca”aromë” kishim shikime.
Buzëqeshjet mbush n’ëmbëlsim.
Qerpikt zgjateshin porsi thakë.
Flokët ruanin formë natyrale.
Kush kaçurrela,a gërshet tē artë.
Gjithë e “dashuruam” PEDONALE!
Në hark te Trum Dugajve T’reja.
Shija birrës,deri tek ëmbëlsirë.
Mëngjezore mbush deri te dreka.
Pedonale kishim-Shëtitoren e lirë!
Xhepat gjithë i kishim në”barazi”.
Flokë vetull trup prej së vërteti.
Sapun “luks” rrobat vijë n’ujdi.
“Shikim i Parë”te çdo stinë mbeti.
Lehtë dalloje çift e familje.
Në buzëqeshje,aromë vanilje.
Përshëndetje e “shikim” shpirti!
“Makeup” Velipoje,Liqeni e Drini.
PEDONALE na ngjante sfilatë.
Çmim”Bukuria”merrnim të tanë.
Te veshje me shije,shumë ne ngjamë.
N’shpirt GJITHË ndiheshim shkodranë!
Sot PEDONALE s’ka fillim as fund.
Nisen grup,arrijnë vëtëm me celular.
Tavolinë ngjan,”krevat” për gjumë.
Të paktët e prekin “SHIKIM të PARË!”
Dhe pse sot “thërret” modernja.
Që nga veshja dhe pijet pafund.
Pedonale “kërkon” e DJESHMJA!
Shpirt shkodran do punë,jo “gjumë”!
Myrto Hysaj korrik 2020.