Vargu – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VARGU
Me të hyrë në damarë,
Ecën mbi çdo qelizë.
Pa u ndalë, vargu na falë
Buzagazin e kënaqësisë.
E kur mendjen e përshkon,
Si puhizë prilli, buzë deti,
Me plot muzë të urtësisë,
Venë mbi letër fjalë poeti.
Fjalët shkrijnë n ‘kolonë zanoresh,
Përkëdhelë si nëna fëminë,
Shpërthejnë strofat dora dorës,
Duke e tkurrë dhe flakë mërzinë.
Mbi teh t‟ vargut dridhen zemrat
Me një ritëm shumë krenar.
Ndriçon shpirt e pushton zemra,
Orë e çast i bën të mbarë!
( Mike dhe miq;Zoti ju bëkoftë ngado qe ndodheni!)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com