August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ETJE

Vrant êshtë sot moti
Natyra ka ndrrua gêzofin
Nga ai gjelbêrt nê gri mbulu
ngrohtësi tropikale gjithçka zverdhua

Mrrolur është qielli
Ret keq nxanë diellin
Nji rigë shiu seq rigon
Shuan etjen natyrës sê tharê
Ashtu siq êshtë ndonjiherê nder ne
Kërkon tê shuajmë etjen e shpirtit
Tharê nga trishtimi
Kêrkon rreze dielli që të ngrohë
Të shuajm etjën e pashuar ndêr shekuj
Dhembjet e bjerrura ndêr mote
Ashtu siq ret nxan diellin e jetës
Liri është alfa dhe gama
E shpirtit të lidhur në nderskamca
Vargonjë robërije qê s‘largojmë dot
Të gjatë nder shekuj nuk na lëshojnë
Thellë në vehten ton thekshëm zëri jehonë
Kërkojmë liri s‘dim ta perceptojmė
Mësuar me vargonjë robêrije
Vehtên tonë sot robêrojmë

Liri e mohuar e keq trajtuar
Etje buzë shkrumitur
Edhe gjakë pikojnë
Nga mosnjohja reale e lirisë
Kêrkojmë nga jashtê se gjejmê dot
Sepse themelin e ka nê mbrendin ton
Aty ku burimin ka jeta
Liro energji pozitive nga vetja
Për të parë largë sa ma largë
Për tê dëgjuar lartê sa ma lartë
Për tê parê terê iamzhin e jetës mbrenda vehtës
Qe të mund të shuajmë etjen e lirisë së munguar
Ta kêrkojmë mbrenda vehtës sonë
Jo kurr jo me nderskamca nga jashtë
Kështu kurr s‘kem për të parë
Pêrjetë do të mbetëmi qorr

05-07-2019
Rrugë pêr në Mainz
Gjermani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com