August 4, 2024

Kurbeti i zi – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KURBETI I ZI

O kurbet të rëntë zia
Ndave djalin nga babai
Ndave nënën nga e bija
Ndave motrën nga vëllai

Sa herë bukën nëna shtron
Vendi bosh ngelet n’sofër
Malli shpirtin ma shkrumbon
Për shtëpinë atje mbi kodër

Atë ditë kur u largova
Vocërrak dhe plot me ëndrra
Ngado shkela, kudo shkova
Hapin ma bekoi nëna

Sot me flokët gjithë thinja
Jeta më dha shumë mësime
Askund s’paska si vendlindja
S’paska kund si toka ime

Rri mendoj për këtë jetë,
Si ta ngre dollinë e shkretë
Si ta kthej një gotë verë
Pa një mik besnik me vlerë

Kur na mblidhte darka e dreka
Shtruar nga e mira nënë
Qeshnim forta me barcaleta
Oda mbushej gaz e këngë

Këtu mbytur në mërzi
Shpirti s’po më gjen qetësi
S’di ka jam ku rroj s’e di
Lëngon jeta në vetmi

Sa herë veten e mallkova
Larg shtëpisë përmbi kodër
Asnjëherë s’u gëzova
Si dikur tek ajo votër

O kurbet i shkretë i zi
Ç’fat të mjerë më dhe ti
Veten ku e kam s’e di
Pa atdhe e vllazëri

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com