August 9, 2024

Mos m’i ndaj heronjtë – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS M‟I NDAJ HERONJTË

Mos m’i ndaj heronjtë e kombit
Që luftuan për këtë dhé!
Është e prapshtë në ditë të sotit,
Këto turpe t‟i bëjmë ne!

Se partitë janë punë sa grima,
Kur për kombin bëhet fjalë,
Lavdi për bija dhe trima,
Që luftuan për ideal!

Kombi i bën të gjithë me një kokë,
Pa dallim në fis e fare.
Aty është shenjtërimi ynë,
Që na bën t‟thirr‟mi shqiptarë.

Në vend të kësaj, do jetë më mirë
Të tanë bashkë ta bëjmë një fjalë:
-Na mungon shumë Uniteti,
E prej rendit shumë kem‟ dalë.

Paqen gati njëzet vjet,
Por Lirinë s‟e pamë gjëkundi!
Askush faj vetes s’i qet,
Se i thotë vetes burrë shkuar burrit!

Ka ardhë koha t‟i thërrasim mendjes,
Se dikur mund t‟ bëhet vonë!
Shumë, sa shumë t ‘pushkës e t ‘pendës,
Nami i tyre, do na mallkojë!

-Mblidhuni tok, o bij të shqipes,
Se veç bashkë e bëjmë fuqinë,
Ta çojmë kombin n ‘rrugë të dritës
Ta gëzojnë brezat, që vijnë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com