Asnjë za – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Asnjë za
Muzgu ra
Terri përkund retë e barësuara
Lakuriqët dehun flatrash
N’lëndina s’pushohen
Ju vie erë t’përgjakura
Endin fijet e makthit
Asnjë za i vetëm!
Nata pus e thellë
Pi ujë burimesh t’përgjumura
Hëna e plotë nuse
Deh djallin me buzët e kuqe!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com