Fluturimi drejt ënd’rrave – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Fluturimi drejt ënd’rrave
( Marrdhënia: prindër-fëmijë)
Kujdesuni për prindërit sa janë gjallë
Orët e ditët po ikin
Dhe jan’ gati për fluturim
Në prag shikimtretur
Nëna rri, sheh me trishtim
“Tani e panjohura më pret
Kush t’më ndihmoj nuk ka
Të lumtur jemi ne, o njerëz
Pranë nesh, e shtrenjta mama”
Sa ka jetë, sa ka fuqi
Për ne tretet, shkrin, kullon
Na mbulon me dashuri
Gjersa dimri ulur në gji
Fytyrën e ëmbël ia kujtoni
Plot mall e nostalgji
Gjall’ sa është mbulojeni
Përkujdesje, dashuri!
Nën’, baba mos i qani
Kur me ju, në pleqëri
Kohë e mjaftë e t’i shani
O mbuluar n”DASHURI.
Përmbledhja me poezi
“Petalet e shpirtit “
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com