August 10, 2024

Kohështrirje! – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOHESHTRIRJE !

Gjatë pres të vish nga larg
Çast , nata për gjumë s’më lë
Kujtimet me mallin rrinë zgjuar
Dhe unë , nuk di ç’emër t’u vë

Të mbrish shpejt , të pret padurimi
Në tjetër rrahje , zemra s’ka vend
Gjithçka kohështrirjes së shpirtit
Sekret të fshehtë , ka emrin tënd

Përse kjo largësi , ky vakum
Ditënetë , ëndërra dhe vetmi ?
Kur ndjenjat dalin e të presin
Dashuria , e zeron çdo largësi !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com