Lirikë – Abdi Përgjegja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Lirikë
Eja e dashur të të puth e përqafoj,
nuk dihet nesër nëse do të gëdhijmë !
Tronditem kur lajmet e ikjes lexoj,
po na ikin të njohurit më s’do vijnë..
Eja e dashur për hallet mos më folë,
kush iku i kënaqur nga kjo jetë iluzive.
Askush nuk e di nesër çdo të ndodh,
mos t’ju lemë hapsirë a vend mërzive.
Eja pra e dashur mos u mendo gjatë,
askush si zgjidhi hallet duke menduar !
Le të gëzojmë e duhemi në këtë natë,
nesër mos të ndjehemi të penduar…!
Eja e dashur po të thërret dhe poezia,
kjo natë e shkurtër është shumë e gjatë..
Më shumë se mungesa më vret vetmia,
dhe vargu që pa ty është kaq i thatë…
Miku Artit
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com