August 3, 2024

Malësori i alpeve të mia – Anton Marku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në orën letrare ‘‘Nëntori Poetik 2019’’ mbajtur me 23 nëntor 2019 në Bad Neuenahr (Gjermani), poezisë ‘‘Malësori i alpeve të mia’’ kushtuar Martin Camajt iu nda ‘‘Shpërblimi vjetor i LKShM’’
Falënderoj jurinë për vlerësimin!

MALËSORI I ALPEVE TË MIA
(Martin Camajt)

Në jetë shpesh u nise
pa e ditur se sa e gjatë do të jetë udha

aq të bëri për kohën
për gurët e hedhur para këmbëve

lumi yt
zbathur hyri
detit të madh

këpucët e vjetra
u druheshin rrugëve të reja

bota ishte shumë e vogël
për gjithë ato udhëkryqe

kur borën e lodhte gjumi
shtriheshe pranë fjalës
mbi degët e lisit të thinjur

brenda gjoksit të atdheut
merrje frymë

zhurmshëm

si vargu yt.

Anton Marku
23.11.2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com