August 4, 2024

Mall e brenga – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALL E BRENGA

Gjithë pa dashje, malli e brengat
Më vijnë rreth për t’më pushtuar
Tak e tuk, seç më rrah zemra
Si ta ndal për ta qetësuar

Kur mendon për vite të largëta
Që shpejt ikën pa u shijuar
Porsi detin më zë dallga
Askush s’ka për t’më ndihmuar

Loti n’ faqe s’të ndihmon
Sepse dukesh mburravec
Me të, askënd s’e nderon
Të bën vetëm t’ndihesh keq

Dikur kishte shumë respekt
Rreth e rrotull plot me miq
Çdokush sheh punën e vet
E për tjerët s’mendon hiç

Atëherë qeshnim me plot gojë
Nxirrnim fjalë, të pastra ar
Kurse sot sikur bëjmë lojë
Një’ me tjetrin po bëjmë garë

Po bëjmë garë për materiale
Që s’na bëjnë t’ ndihemi kurrë mirë
Ndale veten, o vëlla, ndale
Se s’të ka mbetur një pikë mëshirë

Mbajmë mëri për hiç gjë fare
Flasim, shajmë edhe bërtasim
Kush s’ia di fundin kësaj gare
Ndrydhim veten, sa s’pëlcasim

Këto janë pak nga ato brenga
Që me ngulm na kanë zaptuar
Është uratë fjala nga zemra
T’thuhet lirshëm, pa përtuar

Farë e shqipes ngado je
Ju faltë Zoti shumë bekim
Fort shtrëngoje atë pranë vetes
Ndryshe dukesh për shëmtim

Jem stërnipa të fjalës e t’besës
Brez pas brezi, që njëqind vjet
Me kimet, nipit e mbesës
Një fjalë të mirë për amanet

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com