Qetësin e gjën…! – Muhedin Mahilaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
QETËSIN E GJËN…!!!
Qetësin e gjën vetëm te shtëpia ,
Ku të pret gruaja buza- gaz ,
Ku mblidhen të rrethojnë fëmia ,
Ku lodhja dhe mërzia mbeten pas .
Qetësin e gjën vetëm te shtëpia ,
Ku harron lodhjet dhe streset ,
Aty ku çelur rri dhembsuria ,
Aty dhe shpirtit i ndizen rezet .
Qetësin e gjen vetëm te shtëpia,
Ku të pret gruaja me shum ëmbëlsi ,
Ku harron vitet ,që rêndojnë mbi supe,
Aty ku ndihesh ende i ri .
Eh! Ku ka si shtëpia
M. Mahilaj 08 07 2020
Vlorë ALBANIA
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com