August 7, 2024

Qiell dashurie – Seti Pezaku Vladi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QIELL DASHURIE

Me krahë Feniksi fluturoi djali,
Eshkë i djegur nga një dashuri larg,
Në agun e ditës e terrin e natës
Drejt syrit të hënës maleve varg.

Venerë e zjarrmuar ndezur luleshege
Me kurorë diamanti djalin e priti,
Në mëndafshin e buzëve sytë ju përgjumën,
Dashurinë qiell dielli ua ndriti.

@seti pezaku vladi
5/07/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com