Rrapi i Temalit – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
FRAN TANUSHI
RRAPI I TEMALIT
Martin Camaj’t
Pluhuri mbi kreshta
themel s’bën kurrë
Erërat kohore
e hedhin në rrëpirë
Lisat i rrah era
kur prekin majave
Kandil i pashuar
moteve me furtunë
Ushtar i kohës së pritur
nder vitet plotë brengë
Në rrugëtimin e dritës
pishtar për brezin tim
Gurvarrin e bartë në trastë
nënkresë me shënjë etnie
Tiran(a)ia mallkon poetët
me shpirt kërkim LIRIE
1992,
Lenggries – München
(Në tren,gjatë kthimit nga varrimi i tij)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com