Tanë moj legjenda Tanë – Pullumb Ahmeti
TANË MOJ LEGJENDA TANË
ELEGJI
Ylli mëngjezit sa dalë
një culë bie në stanë
dole e dëgjon në shkallë
Tanë moj legjenda ,Tanë
Vinte cula me të qarë
i binte me buzë një djalë
dhëmbi buzën bënte plagë
Tanë moj legjenda Tanë
Ç’ti zbërthen zemra tri fjalë
rrëmbimthi më kape kalë
kalë pa vendosur shalë
Tanë moj legjenda Tanë
Çahej cula lëshon vajë
flak lëshon troku në zallë
përmbi kalë ç’u bëre zanë
Tanë moj legjenda Tanë.
Gjete djalin kullon ujë
qen korbeci vënë në gjumë
dot s’e zgjonte ajo culë
Tana klithi; korba unë.
Dhëmbi ndukte atë buzë
cula s’ndalte atë kujë
s’duron djali lidhur kurrë
Tana klithi;cohu burrë.
Shpirti djalit me maraz
si fajkua shalon kalë
kalëronte me një zanë
Tanë moj legjenda Tanë
Tanë moj legjend e gjallë
ligjërojnë culat në pllajë
era i sjell mbushur vajë
Tanë moj legjenda,Tanë.
******
Vargje Ahmetiane,,,,,