August 9, 2024

Ti, je frymëzimi im – Zymer H. Haliti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI,JE FRYMËZIMI IM

Në qiell fluturojnë dallëndyshet
E dielli përcëllon me rrezet e tij
Në kokën time vijnë frymëzimet
Dhe vendosa t’shkruaj një poezi.

TI,je frymëzimi im,që më relakson
Ti,je ajo sybukura që më mahnitë
Dashuria për ty po më barrikadon
Bukuria jote po ngjanë me qershitë.

Sa poezi shkrova i frymëzua nga ti
Ua dhash aromën e luleve trëndafile
e vazhdon të më sfidon kjo dashuri
Për ty që të dua,beso : pa asnjë hile.

Dhe kur në zemër lindë frymëzim i ri
E n’gjoks bredhë fuqishëm dashuria
Ti bëhesh fole e ëmbël e zogjve të mi
Kopsht i praruar i dëshirave të dëlirta.

Zymer H. Haliti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com