Vlerëso atë që ke… – Lule Alidema
Vlereso atë që ke….
Shpesh njerëzit gabojnë,
nuk dijnë në kohë të vlerësojnë,
mbase u ik nga duart,
kthehen e kërkojnë…
E pate rreth vetes,
pse nuk e vlerësove,
apo ndoshta gabimin që bëre,
nga humbja e mësove…
Një herë të vie rreth e rrotull,
bëhu syqelë, vepro në kohë,
Po te iku nga dora,
kot veten mallkon…
Abuzove ti me të,
aspak vlerën nuk ia dite,
prandaj ajo që ke e nuk vlerëson,
ashtu siç vjen edhe shkon…
Po që ti nuk e vlerësove,
tjetër kush din të vlerëson,
prandaj vepro në kohë,
më vonë kot e kërkon…
Ikin gjërat shpesh nga dora,
pakujdesia ka një qmim,
sigurisht do t’a paguash,
me pendim- vuajtjet e tua….
Ajo çka shitet më nuk blihet,
sepse tashmë bleu dikush tjetër,
e ytja gjithmonë do mbetet,
të pajtohesh me realitetin…
Lule Alidema
07.07.2020