August 3, 2024

E shtrenjta ime Kosovë – Kimete Osmani Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E shtrenjta ime Kosovë

Zemra rënkon
Mendjën dhe zemrën, një adres i bashkon
Nga largësia përcjellim realitetin
Kjo është vendlindja me gurbetin.

Familjarët, gjysma e zemrës
Çdo moment, n’qendër t’vëmendjës
Lutem nga thellësia me përzemërsi
Gjendja e rënduar fatkeqësisht, tani edhe nga pandemia – virusi.

Asgjë risi, situata e rënduar është globale fatkeqësisht
Njerëzimi po përjeton vështirësi pas vështirësie botërisht
E ardhmja e panjohur, si asnjëherë më parë
Zot shërim të infektuarëve, mëshiroj të vdekurit, bekona me lehtësim të gjithëve – mbarë.

E shtrenjta ime, vendlindje e dashur
Shpresoj, me shpejtësi t’arrihët triumfimi – zgjidhja e duhur
Kujdesi, vëmendja, veprimi me maturi
Rezultati i dëshiruar me përpikëri.
(IP)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com