August 10, 2024

Me bind moj mike… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË BIND MOJ MIKE….

Qëndroj para teje,mendim trishtuar,
shikimi im të thotë,a ma sheh trishtimin,?
fol mike,ma lexo në shpirt zemërimin,
të lutem, a ma sheh mua pezmatimin.?

AH,o zot! Mos ma prek dhëmshurinë,
a po ma nuhat moj mike ,shkatërrimin,
që i ngjan më shumë gjasa kalbëzimit,
si një pasqyrë ujore ,e thyer e momentit.

Që të bindem,ty të them mike, më bind,
se çdo gjë tek unë ,është kthyer në trend,
po ti vështron ëmbël ,dhe e qetë hesht,
pash sytë e tu,mi bashko mua format.

Ta kërkoj ,ma thuaj mike mua në sy,
të lutem e stë mallkoj për atë perendi,
se nuk jam unë i pari mashkull për ty,
një diell i ri,për mua mi hap këto sy.

Si një tingull i bruztë,tek ty ravijëzohet,
në buzët e tua,keq të plasaritura,
se ndjenjat e mia ,nuk njohin agimet,
unshëm shoh tek ty,lëndina të pashkelura.

Ti je një margaritarë, i fshehur i hënës,
vajtoj me shpirt ,vetminë e munguar,
puthja nuk është mes nesh,pjesë e besës,
ngjitet si virus ,për mëkate mes nesh gjykuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com