Prap po ndiqen retë – Skender Berisha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PRAP PO NDIQEN RETË
Më ndiq se retë po nxijnë
Nën pisha pret aroma jonë
Dhe shiu vjen
Edhe muzgu
Atje të pres sërish
Duhet ta dish…
Një buzëmbrëmje po endet
Pak a shumë endet
Nëpër flokët e pishave
Po çmenden retë
Duke u zhytur në njëra-tjetrën
Po gëzohet toka edhe bari
Më ndiq gjurmët e harruara në shtigje
Po qajnë si shiu
Po qajnë
26 qershor 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com