August 10, 2024

Qepallë e saj – Blerim Muriqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QEPALLË E SAJ

Ku rigoi shi u ul qepallë e saj

rendi zanë nën ngjyra ylberi

pas dekadash erdhi

një tjetreje kujtimin derdhi

u ula ta mbledhë për vete

me një buqetë fjalë zakoni

e pyeta në ishte një tjetër

motesh dal prej peje

Me keqardhje – tha, jo

llapjane prindërit e kishin sljellur

sytë edhe kjo i kishte të dehur

e përkryera ishte kredhur

Kur lumin nxori fotografisë

gardhi qëndisë më tha:

E sheh llpjanja sa është dalldisë

e doja për pejanen vetëm një ditë

tani ajo diku fle me natën

e unë bëjë pazar agun për vargun

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com