August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HYRJE NË KËSHTJELLË

Portikët e lashtë, bedenat si dhëmbë,
Veshur me myshkun e motit të ri
Si ti, e atëhershmja ime, si ti,
S’di ku, me hiret mbuluar nën petkun e zi.

Gurët që kishe atë mbrëmje nën këmbë,
Ndriçojnë kalldrëmit ende nën hënë,
Si flokët e lagur, supeve rënë,
S’diku nën mjegull qytetesh të rëndë.

Siç ishin janë muret, fjalët në këngë,
Pishtarët s’i fiku as kohë, as gjëmë,
As shkulja jote prej meje me rrënjë
Dhe hyrja papritur në tjetër gojëdhënë

Harqe të lashtë, porta në gri,
Dal prej tyre mbi kalë dori.
Si ti, atëhershmja ime, si ti
S’diku, me hiret mbuluar savanit të zi.

Petrelë, 5 prill, ‘20…
Demir Gjergji

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com